“Mos m’i bëj mua këto lojëra”/ Anila Hoxha përplaset me avokatin e Metës!

Përmendja e një shtetaseje amerikane në dosjen e Ilir Metës i cili u mor i pandehur sot në SPAK, u kthye në çështje debati në studion e Top Story.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani foli për emrin ‘Rebeka’ të përmendur në dosje, ndërsa u përfshi në debat me gazetaren Anila Hoxha.

Sipas avokatit ndaj Ilir Metës janë montuar prova dhe nuk ka asnjë fakt kundër tij.

Cakrani: Ndaj Metës është ngirutr një kala e madhe baltë 30-vjeçare. Opinioni publik ka dëshirë të dëgjojë për politikanë të korruptuar. Si do goditet kundërshtari politik nëse nuk i monton prova. Z.Meta me Kastriot Ismailin njihet që fëmijë. Çlidhje ka korrupsioni i Metës me CEZ-DiA. Kur është lidhur ajo kontratë Meta nuk ka qenë fare ministër i Ekonomisë. Përmendet një Rebeka. Kur është marrë nën hetim është përmendur një ish-kryeministër, nuk është folur për Metën. Ndaj z.Meta nuk ka asnjë fakt penal. Në rolin e tij si ish kryeministër nuk ka një shkresë.

Hoxha: Nuk ke përballë një prokurore

Cakrani: Më gjeni një provë që Ismailaj i ka kryer një favor Metës. Jo nuk flitet kështu

Hoxha: Nuk jam Altin Dumani dhe Arben Kraja. Mbrojtjen bëje në gjykatë. Thash gjë unë që IliR Meta është fajtor? Thash gjë në emër të SPAK? Mbaj vendin si avokat pa akuzuar të tjerë. Le të ruajmë etikën. Fol si avokat me fakte. Këto ujërat politike dhe të avokatit mos i bëj me mua se po flas e balancuar. Nuk e pranoj këtë gjuhë avokati.

Cakrani: Ju po mbroni SPAK-un apo politikën? Kam ardhur t’i flas publikut se çfarë ka ndodhur me ish presidentin. Ndaj presidentit është ngritur një baltë e madhe qëllimisht nga politika.

Hoxha: Kë ke politikan në këtë studio.

Cakrani: Më gjykon mua publiku këtu

Hoxha: Avokati ka të drejtë. Çështjen e kë të fituar.

Cakrani: E di ti shumë mirë e ke lexuar dosjen.

Lajme të tjera |  Bardhi përplaset me Spiropalin te Konferenca e Kryetarëve: Vodhët zgjedhjet! S’do jesh më kryetare, do zëvendësohesh nga Zegjineja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us