Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësirave të shpeshta. Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dominohen nga vranësira dhe shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat malore Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 26°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë