Teksa numri i viktimave po rritet frikshëm, një mrekulli ka ndodhur pas tërmetit në Japoni. Një grua rreth 90 vjeç është gjetur e gjallë nën rrënoja pesë ditë pas lëkundjeve shkatërruese.
Sipas BBC, e moshuara u gjet e gjallë por vuante nga hipotermia. Punonjësit e kërkim- shpëtimit e gjetën atë nën rrënojat e një ndërtese dykatëshe në qytetin Suzu. Në të njëjtin vend, ekipet e shpëtimit gjetën gjithashtu një grua rreth të 40-ave në një gjendje arresti kardiopulmonar, thanë raportet.
Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë po përdorin helikopterë për operacionet e shpëtimit dhe dërgimin e furnizimeve në zona të izoluara, pasi disa rrugë mbeten të bllokuara. Puna e ekipeve të kërkim- shpëtimit po pengohet nga moti i lagësht në disa zona të goditura nga tërmeti, ku autoritetet paralajmërojnë se edhe një sasi e vogël shiu mund të shkaktojë më shumë rrëshqitje dheu.
Nga tërmeti me magnitudë 7.5 që goditi bregun e Detit Japoni të hënën, më shumë se 120 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 200 janë të zhdukur