Detaje shokuese kanë dalë nga krimi i rëndë në Greqi ku 40-vjeçarja Enkelejda Danaj u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Eduart Danaj, i cili më pas e braktisi trupin e saj të pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous në Menidi.
Një dëshmitare tregoi se vajza e vogël e çifti ka vrapuar në vendngjarje dhe i tha policisë që “ndoshta është nëna ime”.
“Një vajzë e vogël erdhi, në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa qante”, tha gruaja.
Dëshmitarja u shpreh se vajza i tregoi një foto të policisë dhe u identifikua se viktima ishte nëna e saj.
Banorja pohoi se çifti kishin blerë së fundmi një banesë në zonën ku ndodhi vrasja. Siç shpjegon banorja, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi e ka vrarë mamin”.
Viktima raportohet se kishte bërë tre denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj, Eduart Danaj, 50 vjeç nga Vlora, i cili është në kërkim nga autoritetet greke.
Denoncimi i parë i saj ndaj ish-bashkëshortit është bërë në 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ndaj për dhunë në familje.
Kallëzimin e dytë e ka bërë në 18 shtator 2022 dhe ku viktima ka denoncuar burrin e saj për kërcënim, lëndim fizik dhe abuzim verbal.
Eduart Danaj u arrestua sërish dhe u dërgua në Prokurori. 50-vjeçarit i ndalohej të jetonte me viktimën, në bazë të një urdhri gjykate, por raportohet se ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018 të banonin së bashku.
Denoncimi i fundit është bërë në 7 maj 2024 sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal). Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në prokurori.
Enkelejda Danaj iu janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente.
Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë.
Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një objekt pritës dhe por deklaroi se nuk dëshironte.