‘Mund të shkatërrojnë tanke moderne’, Kosova kërkon të blejë ‘Javelin’ me vlerë 75 mln dollarë

PRISHTINË – Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se Kosova ka bërë kërkesë, për të blerë raketa Javelin, që kanë një vlerë prej 75 milionë dollarë. Bëhet fjalë për 246 raketa antitank të këtij lloji, që prodhohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

DASH ka lajmëruar se më datë 11 janar 2024, administrata amerikane ka njoftuar Kongresin për propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS), për rastin e shitjes së raketave Javelin dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to, për Kosovën. “Departamenti amerikan i Shtetit shpesh ka vendosur të miratojë shitjen e huaja ushtarake për Ministrinë e Mbrojtjes ës Kosovës, për përdorimin e armëve nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, tha DASH.

Një zëdhënës i DASH deklaroi se shitja e këtyre armëve mbështet politikën e jashtme dhe objektivat, e sigurisë kombëtare amerikane, duke përmirësuar sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse, të ndërveprueshme me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin thelbësor ushtarak në rajon ose pa ndikuar në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-ve. Sipas DASH-it, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Kosovën në transformimin transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë shumëetnike për mbrojtje territoriae, të ndërveprueshme me NATO-n, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile.

Lajme të tjera |  Molotovët ndaj selisë së PS, Preç Zogaj: Nuk ka ndodhur kurrë që të sulmohet një parti politike

Agjencia Amerikane për Bashkëpunim në siguri ka njoftuar se në pakon mbrojtëse që Kosova ka bërë kërkesë të blejë, përveç 246 raketave Javelin FGM-148F, përfshirë gjashtë raketa testuese që i dërgohen blerësit kur të pranojë dërgesën, janë edhe 24 njësi për lëshimin e raketave Javelin, si dhe udhëzime për lëshimin e raketave.

Çfarë janë raketat antitank “Javelin” dhe si funksionojnë?

Sistemi i raketave ushtarake Javelin është një sistem raketash taktik, i lëvizshëm nga njerëzit, me rreze të mesme veprimi, që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket në një betejë dhe automjetet e blinduara të tjera. Sistemi raketor drejtohet në mënyrë automatike drejt objektivit pas lëshimit.

Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund të vijojnë që të ngarkojnë për një tjetër gjuajtje. Raketa ka një shpejtësi prej 540 km/orë. Një Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë. Ushtria amerikane ka përdorur rreth 38 mijë raketa të tilla deri tani. Rreth 25 mijë prej tyre janë përdorur në luftëra dhe në beteja të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër janë testuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us