Mungesa te Vllaznia, Ilir Daja ka “luskin” e zgjedhjeve të Dinamo (FORMACIONET E MUNDSHME)

Vllaznia – Dinamo është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë, takim që do të luhet ditën e sotme në orën 21:00. Një sfidë e cila premton të jetë mjaft e luftuar dhe që do të jetë mjaft delikate.

Thomas Brdaric dhe Ilir Daja kanë përgatitur në detaje këtë përballje. Për gjermanin ka “dhimbje koke” për këtë gjysmëfinale, pasi do të ketë një mungesë të rëndësishme. Bekim balaj për shkak dëmtimi nuk është i gatshëm të luajë ndaj dinamovitëve.

Ndërkohë nga krahu tjetër Ilir Daja për fatin e tij të mirë ka “luksin” e zgjedheve në këtë përballje. Timonieri i “Bluve” ka të gatshëm të gjithë futbollistët dhe në fushë do të zbresë me “artilerinë e rëndë”.

Lajme të tjera |  Egnatias i "buzëqesh fati" në raundin e parë të Champions League, kampionët e Superiores do të përballen me... islandezët

Formacionet e mundshme:

Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Stojanovic, Krymi, Jago, Sala, Deliu, Mala, Gruda, Dodaj, Mensah. Trajner: Thomas Brdaric

Dinamo: Teqja, Meksi, Hoxha, Rufati, Aliji, Karamba, Gudjabi, Jonuzi, Zabërgja, Vila, Nani: Trajner: Ilir Daja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us