“Na bën të qeshim më shumë se kolegët”, Ermali mbështet Heidin, banorja: Kush është ky (Mërzitet Juli)

Ermal Mamaqi e ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Heidi Bacin, në këtë edicion të tretë të Big Brother VIP. Aktori ka zgjedhur tia bëjë me dije dhe vetë banores, duke i çuar një mesazh përmes Big Love, i cili duket se ka shigjetuar dhe ish-kolegun e tij Julian Deda.

Ermali shkruante në mesazhin e tij: “Heidi o super girl nga Durrësi, ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë. Duhet të na vish në ndonjë “shoë comedy” sepse e ke dhunti natyrale. Romeo pate fat o dreq, jam me Heidin”.

Teksa ajo e falenderon Romeo e pyet Heidin nëse e njihte Ermalin dhe ajo tha se nuk e njihte. Më pas Romeo i ka bërë një përmbledhje të shkurtër për aktorin partneres.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 8 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Ndërkohë u vu re edhe mimika e Julit që ndoshta priste të kishte ai një mesazh nga ish-miku i tij Ermal Mamaqi, por duket se miqësia e tyre ka marrë fund.

Ermali teksa ishte i ftuar disa ditë më parë në “Cherry on Top” u shpreh se Heidi i pëlqen madje realizoi një këngë “funny” për të.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us