“Na ka ngelur vetëm të vdesim”, banori në Theth shpërthen në lot: Kam investuar kursimet e jetës!

Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorët e Thethit kanë dalë këtë të mërkurë në protestë kundër aksionit të IKMT për prishjen e 40 objekteve pa leje të nisur prej së hënës.

Ata kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit, ndërsa ka pasur tensione edhe me forcat e policisë, të cilat janë prezente në vendngjarje.

Një banor me aftësi të kufizuara që ka dalë të protestojë kundër shembjes së objekteve në Theth ka shpërthyer në lot teksa thotë se ka investuar kursimet e jetës.

Ai shprehet se ka ndërtuar 5 shtëpi prej druri në tokën e tij të trashëguar ndër vite, dhe se nuk ka bërë asnjë pëllëmbë beton.

I pyetur për leje, ai thotë se kanë aplikuar por nuk ua kanë dhënë.

Lajme të tjera |  Më shumë të vdekur sesa foshnje/ Gjermania shënon numër rekord banorësh

Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar. Vetë kanë thënë me investuar, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton”, thotë banori.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us