Egnatia ka triumfuar në shtëpi përballë Breidablik, në ndeshjen e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të UEFA Champions League. Sfida e zhvilluar në “Arena Egnatia”, përfundoi 1-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.
“E prisja të vështirë, duke parë edhe largimin e Ndrecës, ishim të detyruar të fusnim Selmanin mbrojtës linje. Na u prishën ekulibrat, nuk e kishim përgatitur ndeshjen kështu. Pjesën e dytë ishim superiorë, ishim përpara portës. Jam i kënaqur nga rezultati. Jam i kënaqur nga afrimet e verës, janë lojtarë që ishin në listën time. Akoma nuk janë në ritmin e skuadrës, por sot bënë shumë mirë.
Nuk kam informacion shumë të saktë për Ndrecën, por mendoj këmba e vjetër, po ai dëmtim që ka pasur. Nuk mendoi se ndikoi euforia. Na u prish një plan, por kishim planin B. Për momentin nuk kishim zëvendësues për Ndrecën. E kemi marrë mbrojtësin, por nuk është në këtë turn për çështje dokumentash.
I vetmi shqetësimi është rritmi i kundërshtarëve. Në transfertë do të jetë një ndeshje më e kujdesshme. Egnatia e menaxhoi shumë mirë, goditëm traversën. Gjithçka ngelët e hapur në ndeshjen tjetër.
Nuk po themi që Poçi është blerja më e goditur. Lojtarët i zgjedh në bazë të karakteristiva. Me kalimin e kohës do të jetë më pranë grupit do të bëjë ndeshje më të mira.
Kundërshtarin e kishim studiuar, kishim menduar për të bërë markim 1 kundër 1. Nuk ishin surprizë, me përjashtim të pjesës së parë që zbriti me 2 numra 6. Pjesa tjetër ishte siç e kishim planifikuar.
Do të veçoja dy skuadrat e Islandës, për ritmin. Sivjet është grupi më i plotë, vjet kishim grup më të dobët. Duhet të fokusohemi tek ndeshja tjetër. Do të ketë ndonjë ndryshim në ndeshjen tjetër, do të jemi të arnuar në krahun e majtë”, tha Tetova.