“NATO ndërhyri për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë”- Presidenti Begaj kujton 25-vjetorin e bombardimeve në Beograd: Akt historik! Të mos i ndalim përpjekjet për një rajon në harmoni

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh në 25-vjetorin e nisjes së operacionit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb.

Kreu i Shtetit shprehu falënderime ndaj Aleancës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë akt historik për shqiptarët dhe rajonin e Ballkanit, ndërsa përkujtoi me nderim heronjtë e UÇK-së dhe viktimat e luftës në Kosovë.

Presidenti Begaj vlerësoi vendimmarrjen që i dha fund fushatës së spastrimit etnik dhe gjenocidit serb në Kosovë, kontributin e mëtejshëm nga KFOR, si edhe vizionin e Aleancës për siguri, paqe dhe stabilitet në Ballkan.

“Nuk duhet t’i ndalim përpjekjet tona për të krijuar një rajon që rrezaton harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet”, bëri thirrje Presidenti i Shqipërisë, në mesazhin e publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook:

Lajme të tjera |  I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone që nga java që vjen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us