“Ndër psikologet më të mira të Shkodrës”, flet kolegu i Anila Prendushit që u plagos sot nga bashkëjetuesi: Një njeri sakrifikues, ajo…

Një ngjarje e rëndë u regjistrua paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku 44-vjeçarja Anila Prendushi u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, i cili më pas vrau veten.

E teksa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, dy janë pistat të cilat po hetohen, ajo e xhelozisë dhe pamundësia ekonomike. Mësohet se 44-vjeçarja ishte e vetmja që çonte të ardhura në shtëpi, pasi partneri i saj me të cilin kishte 5 vite që bashkëjetonte ishte i papunë.

Ajo punonte si psikologe në Bashkinë e Shkodrës dhe për të gjithë ata që e njohin është një punonjëse e përkushtuar dhe tepër profesioniste. Kështu është shprehur për Euronews Albania edhe një nga kolegët e saj me të cilin kishte punuar vite më parë.

Klajdi Xhelilaj, tregoi se 44-vjeçarja është një nga profesionistet më të mira në fushën e saj dhe se gjithë qyteti i Shkodrës gëzon respekt për të.

Lajme të tjera |  “Ata i burgosin prindërit që nuk paguanin dritat…! Berisha: Paketa e dhembshurisë është dinjitet për çdo shqiptar

“Në një nga organizatat kam pasur privilegjin të punoj me Anilën dhe besoj se është një nga ekspertet më të mira në zonën e Shkodrës, është një person sakrifikues për të gjitha grupet e margjinalizuara. Termi krim pasioni nuk është i përshtatshëm se ku ka pasion nuk duhet të ketë dhunë, por tolerancë.

Po më duhet të të them që për mua është një nga më profesionistët, një profesioniste që është krenari jo vetëm për ata që kanë punuar me të , por për të gjithë qytetin. Anila ka bërë maksimumin për të ofruar shërbime sa më cilësore.

Për mua Anila është një nga profesionistet më të mira në qytetin e Shkodrës, njëri sakrifikues që ka punuar për mbrojtjen e fëmijëve. Gëzon respektin e të gjithëve në Shkodër”, tha ai.

Lajme të tjera |  “Burrat, gjysmën e trurit e kanë me ujë kënete”- Rama: Gratë, me mision të madh! Nëse do ju iknin një muaj, do vinit vërdallë të parruar e të palarë! Vetëm bishti do ju mungonte

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us