“Ndeshja kundër morrave”, Tirona Fanatics me njoftim të rëndësishëm para derbit: Bëhemi gati për spektaklin e radhës

Tirana dhe Partizani do të luajnë ditën e hënë derbin e fundit të këtoj sezoni. Përballje kjo e cila do të startojë në orën 20:00 në “Arenën e Demave”.

Për këtë përballje mbështetja e tifozëve pritet të jetë e madhe, me tifozët bardheblu që kanë bërë një postim të rëndësishëm në rrjetet sociale. “Tirona Fanatics” kanë bërë me dije se biletat për sektorin N103 kanë nxjerrë në shitje biletat.

Biletat e këtij sektori ku do të qëndrojnë tifozët bardheblu do të shiten nga vetë ata dhe biletat mund t’i gjeni te “Fan Club” ke Selvia.

“NJOFTIM I RENDESISHEM!

Te gjitha biletat e sektorit ku do te qendroje TIRONA FANATICS per ndeshjen kunder morrave kan dale ne shitje dhe do te shiten nga vete tifogrupi!

ASNJE BILETE E SEKTORIT (N103) NUK DO TE DALE NE

SHITJE TE BILETARIA!

Biletat mund ti gjeni tek Fan Club ke Selvia cdo dite nga ora

12:00-22:00

Bohena gati per spektaklin e rradhes!

Tirona Fanatics 06”, shkruajnë tifogrupi i bardhebluve.

Lajme të tjera |  UEFA i kualifikoi direkt në raundin e dytë të Conference League, reagon Dinamo e Ilir Dajës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us