Ndodh edhe kështu! Shqiptari shkon të operojë gjurin e majtë, i operojnë të djathtin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një shqiptar nga Kosova, i cili ka zgjedhur të operojë këmbën e majtë në një prej spitaleve të Shkupit. Pas problemeve me gjurin e majtë, Remzi Toçilla, nga qyteti i Ferizajt ka lënë takim në klinikën private në Shkup për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale. Por pas daljes së narkozës, ai vuri re se mjekët i kishin operuar gabimisht gjurin e djathtë në vend të atij të majtë. Toçilla tha se mjekët duke qenë se kishin gabuar, u munduan të justifikoheshin se gjuri i majtë i dëmtuar, kishte bërë që t’i shfaqeshin problem dhe në këmbën tjetër.

“Edhe pse ishin bërë të gjitha analizat laboratorike dhe analizat tjera me rezonancë magnetike, dhe mjeku që e ka kryer operacionin i kishte ato në dispozicion, megjithatë fundi doli diçka krejt tjetër: në vend të këmbës së majtë u operua e djathta. Atë e vërejta kur dola nga salla e operacionit. Pasi më kaloi anestezioni e vërej se nuk ishte e fashuar këmba e majtë, por e djathta. Po e pyes mjekun: Mjek ç’ka u bë? Unë erdha ta operoj këmbën e majtë. Ç’ka është kjo kështu? Më tha: Vura re se duke tentuar ta mbrosh këmbën majtë, ke dëmtuar të djathtën, ndaj që vendosa ta operoj”, rrëfen Toçilla, për Klan Kosova.

Lajme të tjera |  “S’ka vajzë për ty nëse je me kënetën”, Rama-grave socialiste: Ku duhet të bazohet krushqia me demokratët

Pasi përfaqësues të spitalit e kishin kuptuar gabimin, i ofruan që t’i operojnë edhe gjurin e majtë falas, por ai i refuzoi. Situata mori një rrjedhë tjetër, kur Toçilla konsultohet me mjek të dytë, i cili i thotë se nuk ai nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në asnjë nga këmbët.

“Jam konsultuar edhe me mjekun tjetër. Më tha shyqyr që nuk ta kanë dëmtuar këmbën e djathtë. Kanë tentuar të bëjnë diçka, por nuk kanë bërë asgjë. As nuk ta kanë dëmtuar dhe asgjë tjetër, e ke në të njëjtën gjendje. Kanë improvizuar më shumë. Unë të propozoj që mos të vazhdosh më tutje, asnjë intervenimi kirurgjikal”, tha Koçilla.

Lajme të tjera |  Rama njofton ministren e parë, në qeverinë e re

Remzi Toçilla bëri të ditur se ka angazhuar një avokat nga Maqedonia e Veriut dhe se kanë bërë padi në gjykatë në Shkup

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us