Ndodh në Librazhd/ 29-vjeçari i zhdukur prej 3 javësh, babai denoncon të humbur djalin e tij!

Një 67-vjeçar nga fshati Stërblevë, Librazhd ka denoncuar të zhdukur djalin e tij në Polici.

Sipas Policisë, 29-vjeçari me inicialet M.GJ është larguar nga shtëpia para tre javëve, por kallëzimi është bërë vetëm dje në komisariat.

Ndërsa nuk ka informacione se përse babai i tij ka pritur kaq gjatë për të denoncuar zhdukjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.04.2025, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Librazhd, shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në fshatin Stërblevë, se më datë 20.03.2025, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi M. Gj., 29 vjeç. Po punohet për gjetjen e 29-vjeçarit. Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

Lajme të tjera |  Në Yzberisht e Astir do votohet ndryshe! 23 kontejnerë si qendra votimi, rreshtohen në trotuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us