Ndoqi nga afër Barcelona – Dortmund, Sylvinho ndan momentet e veçanta: Kënaqësi të takoja disa miq të shkëlqyer

Mbrëmjen e djeshme në Spanjë u zhvillua sfida mes Barcelonës dhe Borussia Dortmund. Një përballje e cila përfundoi 4-0 në favor të skuadrës katalanase. Sfidë e vlefshme për çerekfinalen e parë në Champions League.

Në këtë takim kishte dhe tifozë special që kishin vendosur të shijonin nga afër një 90-të minutash spektakolar. Sylvinho rikthehet të ndjekë nga afër Barcelonën, madje ka shfrytëzuar mundësinë të takojë edhe pjesëtarë të stafit të katalanasve.

Momente të cilat nuk ka nguruar t’i shpërndajë në rrjetet e tij sociale. Madje shprehet se ishte shumë kënaqësi që takoi disa miq të shkëlqyer.

“Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të kthehem në Barcelona. Sot pata mundësinë të shihja sërish miq të shkëlqyer dhe të shikoja fitoren 4-0 të @fcbarcelona ndaj @bvb09 në Champions League”, ka shkruar timonieri i Kombëtares shqiptare.

Lajme të tjera |  Elbasani “mpreh shpatat” përpara Vllaznisë, ekipi me ritëm të plotë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us