Ndryshime në postet drejtuese të PD, çfarë funksioni do të mbajë Salianji pas daljes nga burgu? Berisha: Do ta përcaktojë anëtarësia…!

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, është pyetur në lidhje me ndryshimet që mund të bëhen në postet drejtuese në Partinë Demokratike.

Berisha u shpreh se “të gjitha do t’i merrni vesh”, duke paralajmëruar se ndryshimet në PD do t’i bëjë publike.

Ish-kryeministri u pyet edhe për Ervin Salianji, i cili ditën e djeshme u lirua me kusht, duke u shprehur se ish-deputeti tashmë ka dy funksione në parti.

Por, theksoi Berisha, “cilat do të jenë funksionet e ardhshme do e përcaktojë anëtarësia e PD-së”.

Pyetje:

A do të ketë ndryshime në postet drejtuese në PD?

Berisha: Të gjitha do t’i merrni vesh.

Çfarë post keni menduar për Ervin Salianjin?

Lajme të tjera |  'Nuk tolerojmë. S'ka beton, vetëm dru'/ Protesta në Theth: Ku do të shkojnë turistët? Po na merrni të ardhmen, është mundi dhe djersa jonë

Berisha: Ervin Salianjin kam komunikim të vazhdueshëm, tani do të vijë ta takojë. Kam komunikim të shpeshtë dhe të vazhdueshëm me të.

Salianji ai ka dy funksione të rëndësishme, cilat do të jenë funksionet e ardhshme do e përcaktojë anëtarësia e PD-së.

Salianji doli dhe dje, një i burgosur politik, një histori turpi e dyshes mafioz Ramaduros dhe Fatmir Geron Xhafës.

U dënua me burg në kundërshtim me Kushtetutën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us