Ndryshime në RREGULLOREN e Superiores, mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh për të shqyrtuar dhe miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e futbollit në vend. Në qendër të diskutimeve në këtë mbledhje ishin përmirësimi i infrastrukturës sportive, përcaktimi i datave të reja për nisjen e kampionateve kombëtare, si dhe projekte të reja për mbështetjen e futbollit të vajzave.

Një nga vendimet më të rëndësishme ishte ai për incentivimin e futbollit të vajzave, ndërkohë që u diskutua dhe u përcaktuan çmimet e biletave për katër ndeshjet e fazës “Final 4”.

Gjatë mbledhjes, u miratua kërkesa për ndërhyrje në stadiumin “Elbasan Arena”, në kuadër të organizimit të finaleve të Kampionatit Europian U-17, si dhe kërkesa për rikonstruksionin e pjesshëm të stadiumit “Durim Qypi” në Përmet. Po ashtu, u miratua një investim në “Shtëpinë e Futbollit” për sistemin e vaditjes së fushave stërvitore.

Lajme të tjera |  Nga Italia “skanojnë” se kush do jetë trajneri i ri te Milani, nuk mungojnë surprizat

Komiteti u njoh gjithashtu me propozimin për datat e fillimit të kampionateve kombëtare për edicionin e ardhshëm futbollistik, si dhe me disa ndryshime në rregulloret e aktiviteteve të kompeticioneve “Abissnet Superiore”, “Kategoria e Parë” dhe “Kategoria e Dytë”.

Gjithashtu, u miratuan edhe disa ndryshime në rregulloret e aktiviteteve të kompeticioneve “Abissnet Superiore”, “Kategoria e Parë” dhe “Kategoria e Dytë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us