Ndryshimet/ Whatsapp vendos tarifa: Zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë

Një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë, WhatsApp, po kalon në një fazë të re që pritet të ndikojë miliona përdorues. Me përditësimin më të fundit, platforma ka prezantuar tarifa mujore për disa veçori të avancuara si dhe ka filluar testimin e reklamave në seksione të caktuara të aplikacionit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt monetizimit më të thellë të shërbimit, ndërkohë që kompania premton ruajtjen e privatësisë së bisedave.

WhatsApp ka njoftuar ndryshime të mëdha në veçorinë e Channels dhe Status (nën seksionin “Përditësimet”). Për herë të parë, pronarët e kanaleve mund të vendosin një tarifë mujore për përmbajtje ekskluzive. Gjithashtu, bizneset mund të paguajnë për të promovuar kanalet e tyre dhe për të rritur dukshmërinë në listë.

Lajme të tjera |  “Mbështesim investimin e huaj në Zvërnec, është tokë private”, Berisha: Hipokritët derdhin lot krokodili!

Përveç kësaj, aplikacioni do të fillojë të shfaqë reklama në seksionin “Status”, të synuara ndaj përdoruesve, bazuar në të dhëna të kufizuara si vendodhja, gjuha, kanalet që ndiqni dhe aktivitetet tuaja me reklamat. WhatsApp premton se bisedat personale, thirrjet dhe statuset mbeten të kriptuara fund‐më‐fund, dhe reklamat nuk ndodhen në hapësirën tuaj të mesazheve.

Çfarë do të ndryshojë në Whataspp?

Kanale me pagesë: Pronari i një Channel-i në WhatsApp tani mund të vendosë një tarifë mujore për përmbajtje ekskluzive, e cila përdoret nga miliona përdorues.

Kanale të promovuara: Bizneset mund të paguajnë për të rritur dukshmërinë e kanalit të tyre në listën e Kanaleve.
Reklama në Status (Updates tab): WhatsApp do të shfaqë reklama në seksionin “Updates/Status”, të targetuara në mënyrë të limituar bazuar në vendodhje, gjuhë, kanalet e ndjekura dhe ndërveprimet e kaluara.
Privatësia e thyer? Jo: Bisedat, thirrjet dhe statuset personale mbeten me kriptim dhe reklamat nuk shfaqen në biseda private.

Lajme të tjera |  Tragjedi tek Rana e Hedhun në Shëngjin: 4 shokë merren nga dallgët. Dy prej të rinjve ndërrojnë jetë, dy të tjerët në gjëndje të rëndë

Këto ndryshime do të jenë të disponueshme gradualisht gjatë muajve të ardhshëm për të gjithë përdoruesit globalisht.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us