“Në 10 vite kemi investuar në gjithë Qarkun 1.27 miliardë euro”, Rama nga Vlora, batuta me studenten dhe Çuçin: Ti i bën këto formate të ngrira?

Kryesocialisti Edi Rama po zhvilloi këtë të dielë një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë. Para diskutimit mbi arsimin, Rama bëri një rezymë të investime të bëra në Qarkun Vlorë nga qeveria në 10 vite.

Rigjenerimi urban, kemi bërë 140 projekte me 172 milionë euro vlerë.

Këtu jemi projektet që lidhen me mjedisin dhe zonat e mbrojtura, janë 121 projekte me vlerë 11 milionë euro.

Këtu kemi një tjetër element të rëndësishëm, po ashtu edhe në këtë pikë shumica nuk kanë informacion: vetëm në qarkun e Vlorës janë investuar 124 projekte në ujësjellës-kanalizime me vlerë 226 milionë euro.

Këtu jemi te energjia, ju e dini çfarë problemi ka qenë me energjinë dhe sa problem është sfida e furnizimit me energji kur rriten kaq shpejt nevoja dhe kërkesa. Dhe vetëm në Vlorë janë bërë 4 projekte me 120 milionë euro.

Bujqësia vetëm për qarkun e Vlorës është 85 projekte për 65 milionë euro.

Këtu jemi te arsimi, 75 projekte për 29 milionë euro.

Shëndetësia, 73 projekte për 18 milionë euro.

Sporti, 2.4 milionë euro projekte për sportin, ku përfshihen palestrat, terrenet sportive, etj.

Në kulturë është investuar një vlerë prej 15 milionë eurosh në 10 vitet e fundit dhe besoj duhet të kemi edhe totalin.

Në total, në një dekadë ne kemi investuar në qarkun e Vlorës 1.27 miliardë euro“,-tha Rama.

Lajme të tjera |  “E vranë mo e vranë, o Zot i madh”, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba (VIDEO)

Batutat nuk kanë munguar as në këtë takim, teksa një prej studenteve ekselente, pasi mbajti një fjalim dhe tha se ‘shpall të hapur diskutimet’, u ul sërish në sallë.

Rama ndërhyri duke i thënë me humor se Bledi Çuçi i mëson për të folur me fjalime formale dhe ‘të ngrira’. Më pas ai e ftoi që të ulej pranë tij, duke i marrë fletën e formatit në të cilin kashte shkruar fjalën, e duke i kërkuar që të flasë pa emocione dhe hapur, pa qenë nevoja për fjalime klishe.

“Po ku vete ti tani që e shpalle të hapur? Hajde këtu, merr një karrige. Janë këto formatet e Çuçit që janë të ngrira. Ti i ke bërë këto formate? Po kush? (i drejtohet Çuçit) … Ajo mbajti një fjalim dhe iku e shkreta. Hajde ulu këtu në mes. Fol lirshëm, çfarë të duash”, i tha kreu i PS studentes.

Lajme të tjera |  Po kërkon vota për të/ Meta zbutet ndaj Kryemadhit: Të gjithë ata që janë kundër regjimit, janë të mirëpritur!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us