Në shënjestër? Bashkëshortja e Roan Brahimit : Nuk jetoj në Shqipëri, s’kam lidhje me ngjarjen!

Bashkëshortja e Roan Brahimit ka deklaruar ekskluzivisht për “ZËRI” se nuk është ajo personi që dyshohet se ishte vendosur në shënjestër nga atentatorët mbrëmjen e 17 prillit. Pas plagosjes së 4 personave në Lundër, u dyshua se në shënjestër nuk ishin fëmijët dhe të afërmit e pronarit të “Pelikani Security”, Vesel Demiraj, por bashkëshortja e të ndjerit Roan Brahimajt. “Fijet” u lidhën edhe për faktin se vetëm pak orë më parë në Pllanaj të Lezhës ishte ekzekutuar edhe Gjovalin Prendi, babai i të ndjerit që u vra thuajse një vit më parë në Greqi. Pasi kontaktoi me “ZËRI-n” për të sqaruar pozitën e saj, e reja me inicialet K.B. (një emër që u bë publik pas vrasjes që ndodhi në Greqi) pretendon se nuk ka ardhur në Shqipëri prej kohësh që pas ngjarjes së rëndë që dëshmoi teksa ishte në mjet me partnerin e saj. Ajo zbuloi se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se nuk ka ndërmend që të kthehet as në Shqipëri, për të mbajtur të birin larg gjithçkaje që po ndodh. Përmendja e emrit të saj, duket se i ka shqetësuar familjarët e saj, të cilët kanë qenë të shqetësuar se ajo mund të kishte qenë sërish në shënjestër. Por mesa duket, ky nuk është rasti.

Disa herë gjatë kontaktit me redaksinë e “ZËRI-t” ajo thekson se nuk ka shkelur në Shqipëri dhe se nuk ka ndërmend që të rikthehet.

Lajme të tjera |  Kthesë në hetimet e atentatit ndaj 4 të rinjve, bie pistae gruas së Roan Brahimit, Artan Hoxha: Po devijohet e vërteta

“Nuk jam ndjerë e kërcënuar se nuk jetoj në Shqipëri. Por në mbrojtje të tim biri nuk kam ndërmend që të kthehem. Nuk kam lidhje fare me çfarë ndodh aty (në Shqipëri). Më ka dalë emri dhe fotot por nuk kam lidhje fare dhe familjarët janë të trondit nga lajmet që i kam shpëtuar një atentati të dytë. Emri im ka dalë gabimisht kur është marrë deklarata në Polici, nëse është dhënë gjithmonë sepse nuk kam lidhje fare. As nuk kam qenë aty dhe as nuk kam ndërmend që të vij,”-u shpreh e reja për “ZËRI-n”.

Ndërkohë që po sot, lidhur me atentatin në Lundër dhe vrasjen e Prendit, gazetari Artan Hoxha thotë se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në një prononcim për “MCN”, Artan Hoxha tha se shënjestra nuk ishte bashkëshortja e Roan Brahimit ashtu siç pretendohet. Kjo pasi sipas tij, ajo nuk ka një makinë tip “G-Class” të njëjtë me atë që u qëllua. Po ashtu, shtoi se autorët janë afruar shumë afër mjetit dhe kanë pasur mundësi për të identifikuar se kush ishte në të. Sa i përket gruas (tjetër) së Roan Brahimit, në momentin kur ka ndodhur ngjarja në Tiranë, ka qenë në spitalin e Lezhës pasi i kishin ekzekutuar vjehrrin. Atentati dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 21 e 30 minuta dhe vetëm pak minuta më pas në Lundër kalon edhe një G Class tjetër, i cili ende nuk është identifikuar nga hetuesit pasi nuk ka pamje të qarta për të dalluar targën. Në këtë orar, gruaja e parë e Brahimit ka qenë në Lezhë, për ku ishte nisur që në orën 20 e 15, më pas ishte kthyer në banesën e saj në Lundër në orën 23 e 30.

Lajme të tjera |  "Pive kafe me Edin, Lulo?" - Basha i përgjigjet komentuesit: Pinë vetëm ata që marrin kulla nga Rama!

Si ndodhi ngjarja në Tiranë?

Djali i Vesel Demirajt, pronar i kompanisë së sigurisë fizike “Pelikani”, po kthehej në shtëpi me vëllain dhe një mikun e tyre, pasi festuan ditëlindjen e tij të 11-të në një pistë me gara makinash në Pjezë të Shijakut. Për t’i marrë nga vendi ku edhe po festonin shkoi Arenc Stafa, shofer i familjes. Kur makina iu afrua mbikalimit të Farkës, ndaj tyre u qëlluan breshëri plumbash. Shoferi Arenc Stafa, i plagosur ka mundur të manovrojë dhe është përplasur pranë një lokali të njohur në zonën e Lundrës. Por autorët e kanë ndjekur dhe kanë qëlluar. Si pasojë e plumbave të gjithë u plagosën, por në gjendje të rëndë janë dy vëllezërit, 11 dhe 17 vjeç janë nisur për Itali pasditen e së premtes për mjekim të specializuar pasi nuk e kanë kaluar rrezikun për jetën./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us