Në Yzberisht e Astir do votohet ndryshe! 23 kontejnerë si qendra votimi, rreshtohen në trotuar

Banorët e zonës së Astirit dhe të Yzberishtit do të votojnë ndryshe! 23 kontenierë janë rreshtuar përgjatë të gjithë bulevardin “Migjeni”, të cilët do të shërbejnë si qendra votimi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Të gjithë konteinerët janë vendosur në korsinë e biçikletave por edhe në atë të makinave. Ato do të qëndrojnë në rrugë deri më 11 maj, ditën kur banorët e zonës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

PAMJET NGA KONTEINERËT:

Në Yzberisht e Astir do votohet ndryshe! 23 kontejnerë si qendraNë Yzberisht e Astir do votohet ndryshe! 23 kontejnerë si qendraNë Yzberisht e Astir do votohet ndryshe! 23 kontejnerë si qendra

Në zgjedhjet e shkuara, kontenierët ishin vendosur në këtë fushë, e cila tani është kthyer në parkim privat. Kështu që kësaj here, është dashur që të improvizohet. Gjithmonë, pasi të instalohen shërbimet e nevojshme, në këto kontenierë do të afishohen edhe listat e zgjedhësve që do të shkojnë dhe të votojnë.

Lajme të tjera |  Ishte duke punuar në terminalin e aeroportit të Vlorës, humb jetën punëtori pasi bie nga lartësia e godinës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us