Nëndeklarimi i pagave/ Gonxhja e pranon: Problem serioz, rrezikohet skema e pensioneve

Nëndeklarimi i pagave, i cili rrezikon dhe pensionet për vitet e ardhshme, mori këtë të enjte vëmendjen e diskutiumeve në Kuvend dhe pse në rendin e ditës ishte marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve. Problemin që qëndron sa i përket mosdeklarimit korrekt të pagave, e pranoi dhe vetë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Sipas tij, ky problem rrezikon të ardhmen e ekonomisë së vendit dhe po sjell një situatë dramatike në skemën e pensioneve.

Blendi Gonxhja: Skema e pensioneve është kontributive, dhe bazohet mbi deklarimet e pagave. Pavarësisht se duam, të kemi rritje të pensioneve, duhet edhe ndërgjegjësim nga të gjithë që të deklarojmë pagat reale. Kemi shumë probleme me deklarimin e vërtetë të pagave që lidhet direkt edhe me pensionet, ne duhet te deklarojmë pagat nëse duan që të përfitojnë një pension të denjë në të ardhmen. Kjo lidhet edhe me masat që do të marrë shteti, por është edhe me ndërgjegjësimin e të gjithëve.

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi propozoi që të rritet borxhi publik, në mënyrë që të bëhet e mundur rritja e pensioneve. Sipas tij, situata e keqe me pensionet sot, nuk mund të zgjidhet me indeksime.

Lajme të tjera |  Kriza e PD-së nuk është Berisha, kriza është kulturore

Dashamir ShehiTë rritet borxhi për të pasur një fond për rritjen e pensioneve, vetëm kështu mund të rriten pensionet. Situata e keqe me pensionet nuk mund të zgjidhet me indeksime qesharake.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us