“Nëse e do fort mos e lësho”, qëlloi të dashurën dhe më pas v*au veten në Shkodër! (Çfarë POSTONTE në Tiktok 34-vjeçari)

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën këtë të martë ku një 34-vjeçar, i identifikuar si Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij, Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.

44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën.

Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por në rrjetet sociale çifti dukej i lumtur.

Ata kishin postuar disa foto të tyre në Tiktok, me vargjet: “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”.

Lajme të tjera |  Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhet dëshmia e nënës së autorit: Ishte si një demon…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us