Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Devollit nuk kurseu ironitë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Rama tha se “zogjtë” e tij e sjellin vërdallë nëpër Shqipëri. Më tej, iu drejtua demokratëve të Devollit, duke iu thënë se do të hyjnë në gjynah nëse çojnë një rrugaç në Tiranë, duke iu referuar Bledjon Nallbatit, dhe dhunës së tij ndaj shoferit të kamionit dy ditë më parë.
Mirë që këto vite nuk u gjet as një djalë dhe as një mike, që t’i thoshte bababufit lëre më këtë muhabet se nuk vazhdon më kjo punë, por sot zogjtë e tij e marrin me tendë. E sjellin vërdallë nëpër Shqipëri një njeri të mbaruar, të pashpresë, të dëshpëruar, mosha e ka lajthitur komplet dhe demokratët e zakonshëm duhet tani ta bëjnë rolin e atij djalit të vogël.
Mendoj unë, se hyni edhe në gjynah se mirë votën në kënetë, por hyni edhe në gjynah që mbani rrugëve një njeri që duhet të shkojë në shtëpi. Shikojeni këtë punë, këtu në Devoll e keni të dyfishtë problemin. Hyni gjynah se çoni rrugeçër në Tiranë. Devolli vendi i njerëzve më punëtorë të njohur me nam.
Devolli i mikpritjes dhe të tëra të mirave por kur na çojnë rrugeçër atje një gjysmak, çyryk që s’ka lënë rast pa e treguar dhe pa i rënë gjoksit, pa bërë gjeste dhe shfaqje për të thënë se unë jam çyryk nuk e di.
Ne duam të jemi bashkë, me ju dhe pa ju, do të fitojmë. Por bashkë me ju ne të bëjmë atë që na takon për Shqipërinë. Ju bëni një rrugë e dy punë, edhe shpëtoni Shqipërinë edhe shptoni nga këneta.”, u shpreh Rama.