Netanyahu ‘mbyllet veshët’ për kritikat e SHBA-së dhe OKB-së, miraton planet për të sulmuar Rafahun

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka miratuar “planet e veprimit” të ushtrisë përpara sulmit në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

“Ushtria izraelite është gati për anën operacionale dhe për evakuimin e popullsisë nga zona”, thuhet në deklaratë, e cila nuk jep detaje të mëtejshme mbi operacionin e paralajmëruar prej kohësh, për të cilin Shtetet e Bashkuara dhe OKB kanë paralajmëruar se nuk duhet bërë.

Netanyahu është zotuar për javë të tëra të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet dhe ka njoftuar vazhdimisht një sulm të ardhshëm në Rafah, i cili është shumë afër kufirit të mbyllur me Egjiptin, dhe ku, sipas OKB-së, ndodhen rreth një milion e gjysmë palestinezë.  Uashingtoni, nga ana e tij, përsërit kundërshtimin e tij ndaj çdo sulmi në Rafah pasi rrezikon civilët që janë strehuar atje.

Lajme të tjera |  Pse është rritur epërsia elektorale e PS-së ndaj PD-së?

“Unë do të vazhdoj të refuzoj presionin. Do të hyjmë në Rafa. Ne do të përfundojmë eliminimin e batalioneve të Hamasit”, përsëriti Netanyahu të enjten në një mesazh në platformën e mediave sociale X.

Kryeministri izraelit muajin e kaluar i kërkoi ushtrisë t’i paraqesë atij një plan për të pastruar zonën nga civilët. Ushtria paraqiti një plan në kabinetin e luftës në fund të shkurtit, detaje të të cilit nuk janë zbuluar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us