Nga Al Hilal në Shqipëri, kampionët sigurojnë shërbimet e mesfushorit brazilian

Një mesfushor brazilian pritet së shpejti të mbërrijë në Shqipëri për të milituar në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për Bruno Arrabal që do të transferohet tek skuadra e Ilirisë.

Newsport ka mësuar se mesfushori 33-vjeçar do të jetë lojtari më i ri në Kategorinë e Parë. Iliria ka arritur të sigurojë shërbimet e Bruno Arrabal, i cili do të ketë aventurën e dytë në Shqipëri.

Për herë të fundit, 33-vjeçari luajti për Al Hilalin e Libisë. Ndërsa për herë të parë në Shqipëri, Arrabal luajti për Kamzën, gjithashtu edhe në Kosovë për Llapin, Arbërinë dhe Drenicën.

Lajme të tjera |  Flamurtari në administrim të Sinan Idrizit pa afat, “plas” debati në Bashkinë e Vlorës mes Sokol Kushtës dhe Ermal Dredhës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us