Nga Ballshi në Islandë, UEFA cakton arbitrat e Superiores në sfidën e rëndësishme

UEFA vazhdon të caktojë arbitrat e Superiores në ndeshjet e rëndësishme në Europë. Kështu i zgjedhuri është Enea Jorgji, i cili do të udhëtojë drejt Islandës për të vendosur drejtësi në sfidën e Conference League.

Gjyqtari nga Elbasani do të jetë kryesorë në sfidën Breidablik – Shamrock Rovers, duel që do të luhet në orën 18:45 ditën e enjte. Ndërkohë ndihës të tij do të jenë Denis Rexha, Ridiger Çokaj.

Arbitër i 4-të është caktuar Kreshnik Cjapi, ndërsa VAR-i do të jetë në dorën e një italiani dhe bëhet fjalë për Gianluca Aureliano dhe në AVAR do të jetë sërish një shqiptar dhe ky pozicion i është besuar Kreshnik Barjamajt.

Nga Ballshi në Islandë, UEFA cakton arbitrat e Superiores në

Lajme të tjera |  Nga Partizani, tek... Barcelona: Olsi Rama merr pjesë në transferimin e bujshëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us