Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani. Një 33-vjeçar me origjinë nga Kosova, Samson K. dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. 31-vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.
Raportohet se gruaja ka marrë pesë goditje me thikë, ndërsa akti ka ndodhur në praninë e djalit të tyre 7-vjeçar.
E përditshmja ”Bild” shkruan se Samson dhe Sabrina ishin të martuar prej disa vitesh dhe kishin dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare dhe djalin. Po sipas këdaj gazete marrëdhënia mes tyre vazhdimisht ka pasur mosmarrëveshje.
I dyshuari, pas krimit ka qëndruar pranë gruas, teksa ka kryer një telefonatë.
Sipas informacioneve, Samson K. ka qenë i dënuar për sulm dhe dhunë. Madje në 17 janar të 2024-ës autori ka ushtruar dhunë ndaj të plagosurës.