Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrjekryeministrit Edi Rama që të pranojë kërkesën e opozitës për qeveri teknike.
Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se “kemi 77 mënyra për të zbatuar mosbindjen civile”.
Ai paralajmëroi se do të ketë greva, bllokime rrugësh dhe ngujime nëse nuk pranohet kërkesa për qeveri tenike.
Sali Berisha: Për Ramën kam një thirrje, me kaq ti ke humbur Parlamentin, reago sa je në kohë, nuk kërkojmë pushtet në tavolinë as të marrim pushtetin me forcë, por kërkim qeveri teknike.
Në zgjedhje të lira të shohim se kë votojnë shqiptarët. Pse ke frikë?
Kemi 77 mënyra për të zbatuar mosbindjen civile. Javët që vijnë mosbindja civile do të çmontojnë narkoshtetin tënd, kemi ngujime përpara, kemi greva, bllokime rrugësh, do të ndikojnë, paralizojnë dhe shkërmoqin narkodiktaturën.
Nëse mendon se do të kufizohet në Tiranë, mendohu Edi Rama, do ti kesh në mbarë Shqipërisë.