Nis me kaos sesioni i ri parlamentar, opozita i bllokon foltoren presidentit Begaj

Sesioni i ri parlamentar ka nisur me kaos nga deputetët e opozitës të cilët kanë bllokuar foltoren duke mos lejuar zhvillimin normal.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është parashikuar të marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, nga ku pritej t’i bënte thirrje palëve të bashkëpunojnë, por mesa duket diçka e tillë është vështirë të ndodhë.

Në seancën e sotme janë të pranishëm edhe ambasadorët e huaj në vendin tonë, duke përfshirë atë të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka bërë thirrje disa herë deputetit Gazment Bardhi dhe grupit të tij të lirojnë foltoren por më kot.

“Njdesë presidentit që falë opozitës pamundësohet t’i drejtohet me fjalën e tij qytetarëve”, ka thënë Nikolla.

Lajme të tjera |  PS thellon rezultatin e zgjedhjeve, ja tre qarqet ku diferenca në vota është "dramatike"

Më seancën e sotme është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa seanca ka vijuar me çështjet e ditës, ku pritet të votohen ministrat e rinj të qeverisë socialiste dhe do të betohet deputeti më i ri Plarent Ndreca, i cili merr mandatin e Arben Ahmetajt.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us