Interi mori një fitore të rëndësishme ndaj Bayern Munich në çerekfinalen e Champions League. Një triumfi 2-1 ndaj gjermanëve ka bërë që zikaltërtit të jenë me një këmbën në gjysmëfinalen e këtij turneu.
Simone Inzaghi u shfaq mjaft i lumtur pas ndeshjes, me timonierin italianëve që u thuri elozhe “djemve” të tij për lojën e zhvilluar. Inzaghi e konsieron një fitore me vlera, teksa shpehet se ekipi i tij në këtë sezon po bën gjëra të jashtëzakonshme.
“Sigurisht që është një nga fitoret më të rëndësishme. Dua që të komplimentoj djemtë. Përtej rezultatit mendoj për tipin e ndeshjes që bëmë dhe si i ndërtuam aksionet. Por është vetëm pjesa e parë, për një javë do të luajmë ndaj një ekipi të fortë. Por Interi u largua me kokën lart. Është një fitore me vlera, që na bën të lumtur. Kemi fituar ndaj një ekipi që në 27 ndeshjet e fundit në shtëpi ka fituar 23. Duhet që të vazhdojmë këtë rrugë javën e ardhshme përballë tifozëve tanë.
Prisja që Bayern të na bënte më shumë presion, por gjetën një Inter që luajti mirë. Në pjesën e parë ia dolëm, por pastaj në fund shënuam golin vendimtar të ndeshjes. Nuk hoqëm dorë kurrë se mund ta fitonim këtë sfidë, pavarësisht golit që pësuam nga Bayern. Djemtë u treguan të zotët. Treguam mentalitet dhe dëshirë që të besonim në një tjetër gol në atë moment.
Është e rëndësishme që nuk u shpërbëmë edhe sepse ata gjetën besim dhe mund të na ndëshkonin me një tjetër gol. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të besojmë për sfidën e kthimit. Ekipi është duke bërë gjëra të jashtëzakonshme dhe shpresoj që të na rikthehet ndonjë lojtar i dëmtuar. Jemi shumë të lodhur në aspektin fizik”, ka theksuar italiani.