Noka: Kontrata me LaCivita është deri në fund të vitit. Do të na mësojë edhe si të qeverisim

Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se Chris LaCivita, këshilltari i fushatës së PD, ka kontratë deri në fund të vitit.

Për Nokën, ai është i bindur te fitorja dhe më pas do të konsolidojë qeverinë e Berishës. “Ardhja e La Civita i ka dhënë një mesazh shqiptarëve: Amerika nuk është me kokainën, me kanabisin, me inceneratorët, nuk është me vjedhjen e Portit të Durrësit, por në krah të Sali Berishës. Ai e tha: Kam ardhur të çmontoj kukullën e Sorosit dhe kurrë nuk vijë të punoj kundër agjendës së Trumpit.

Vdekja e tyre politike po vjen dhe këtë e ndjen çdokush. Tani Amerika e vërtetë tha se në 31 vite demokraci është miku më i madh Sali Berisha. E di se disa i trishton kjo gjë. Është negociuar çdo gjë nga unë, është firmosur nga unë dhe të jeni të qartë që do të dalë në dritë të diellit.

Kontrata jonë me strategun e fitores së Trump është deri në fund të vitit. Ai do të jetë për fushatën dhe për konsolidimin e pushtetit dhe të qeverisjen. Ai ka firmosur kontratën deri në fund të vitit dhe kjo tregon se është i bindur për fitoren”, tha Noka.

Lajme të tjera |  Në shënjestër? Bashkëshortja e Roan Brahimit : Nuk jetoj në Shqipëri, s'kam lidhje me ngjarjen!

“Do reformojmë drejtësinë” – Flamur Noka zbulon planin e PD me SPAK: Ja çdo ndodhë pas 11 majit

Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN nga ku u shpreh se pas 11 majit drejtësia do të reformohet.

“Shqiptarët do të kenë pas zgjedhjeve të 11 majit drejtësinë që meritojnë. Do të kenë atë drejtësi që flet në emër të ligjit dhe vetëm në emër të ligjit.

E para, do t’iu sekuestrohet çdo cent pasuri e vjedhur publike të gjithë kusarëve të pushtetit, që nga përgjegjësit e sektorit, drejtorët e çdo niveli, deri te kryeministri. Ata do të kalojnë në një sitë të imët dhe të detajuar sepse janë majmur si derra duke vjedhur pasurinë e shqiptarëve.

E dyta, unë përmenda një buxhet 60 miliardë euro. Ne, qeveria e Berishës, ka dyfishuar rrogat, ka trefishuar subvencionet. Do t’u sekuestrohet kusarëve çdo cent. Këtu vetëm vidhet, këtu nuk punohet”, u shpreh Noka.

Lajme të tjera |  '5 të plagosur nga aksidenti'! Arrestimi i shefit të Rrugores dhe 2 zyrtarëve/ SPAK: Morën 2 mijë euro për të mos arrestuar shoferen

“Safet Bajri dhe Suel Çela po blejnë vota për PS”, akuzat e forta të Flamur Nokës

“Sigurinë ta japin njerëzit sot. Mos kujtoni se sigurinë ta jep Sueli, Bajrat apo Troplinët. Ata janë minj që e ndjejnë tërmetin të parët. Të gjithë do të kenë një fund. Do t’i shohësh të gjithë pas hekurave. Ne nuk bëjmë kurrë negociata me ta. Me këtë kategori ne nuk kemi kurrë paqe. Ata i pret fundi prapa hekurave. I bëjthirrje q ëtë kenë kujdes dhe të mos luajnë me votën. Opozita sot dhe qeveria nesër do t’i ndjekë deri në skutat më të errëta”.

Kështu u shpreh në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, teksa foli për bandat në vend dhe lidhjet me politikën.

I pyetur nga gazetari Andrea Danglli nëse ka prova për këto akuza, Noka u shpreh: “Safet Bajri duhet të ishte sot në burgjet e sigurisë së lartë këtu. Është çuar atje dhe aktualisht ai drejton burgun dhe njëkohësisht drejton edhe Shkodrën”, ishin akuzat e forta të ngritura nga Noka.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us