Nominimet bëhen ndryshe, ja kush shkon në televotim për ditën e shtunë

Nominimet mbrëmjen e djeshme janë bërë në një mënyrë tjetër. Vajzat në një tabelë, për vetëm 5 sekonda, do duhej të shkruanin emrin e një djali që do donin që të shpëtonin nga nominimi.

Ndërkohë nga ana tjetër, djemtë kanë bërë të njëjtën gjë, me emrat e vajzave. Meritoni për shkak se u zgjodh lider, ishte imun ndaj nominimeve. Çiftet e banorëve që zgjedhën emrat e njëri-tjetrit, i kanë shpëtuar nominimit.

Pas votimit, në nominim për të shtunën do të shkojnë, me pyetjen ‘kë doni të shpëtoni’: Julia, Roza, Rike, Egla, Liam dhe Ilnisa.

Lajme të tjera |  Horoskopi i javës së ardhshme: Tri ditët e para të javës priten të jenë më të mirat për këto shenja të zodiakut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us