“Nuk do të ketë pension nën 200 Euro”, Berisha nga Korça: Do t’i shpallim luftë varfërisë dhe mjerimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot kandidatët  e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ në Korçë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se t’i shpallet luftë me zero tolerancë varfërisë ekstreme dhe mjerimit në Korçë dhe Shqipëri.

“Korça, korçarë dhe mbarë shqiptarët në 12 vite të këtij regjimi njohën shkretëtimin më të madh në historinë e tyre kombëtare, por njohën edhe një nga periudhat më të zeza të varfërimit që një vend ka njohur në histori. Por Korça dhe korçarët janë gjithashtu potenciali më i madh për madhështinë e Korçës dhe Shqipërisë. Me këtë projekt ne do bëjmë gjithçka, do ti shpallim luftë me zero tolerancë varfërisë ekstreme dhe mjerimit në Korçë dhe Shqipëri. Ne besojmë se asnjë korçare dhe asnjë korçar, se asnjë shqiptare dhe asnjë shqiptar nuk duhet kurrë më të ndjejë dhimbjen e skamjes. Nuk duhet kurrë më ti nënshtrohet sëmundjeve. Nuk duhet kurrë më të mendojë vend tjetër për ëndrrën e tij përveç Korçës, Pogradecit, Devollit, Ersekës dhe Shqipërisë”, tha Berisha

Ndër të tjera Berisha theksoi se një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, teksa shtoi se nuk do të ketë pension nën 200 Euro.

“Ne besojmë se një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, se një familje e fortë është kushti i mirëqënies sonë, është kushti i moralit tonë, është kushti i të ardhmes sonë në Korçë dhe Shqipëri. Ndaj dhe ne duke vendosur pensionin minimal 200 euro, minimumin jetik 200 euro, duke vendosur pagën minimale 500 euro, duke vendosur kartën e konsumatorit, duke vendosur bonuset për fëmijë e parë, të dytë, për të tretin shpenzime të plota nga lindja gjer në 23 vjeç, ne japim, i krijojmë kushte që çdo familje të jetë në paqe, të mbrohësojë veten me punën, mundin dhe djersën e saj. Familja është tempulli i formimit, i edukimit, i moralit, i virtytit, për çdo shqiptar, për çdo korçar. Njerëz të lirë, korçare dhe korçarë të lirë, mos harroni kurrë se konservator do të thotë tradicional, se tradicional do të thotë besim tek familja, besim tek familja, besim tek familja”, shprehet Berisha.

Lajme të tjera |  Dosja “Partizani”, GJKKO shpall nesër vendimin nëse dërgohen ose jo për gjykim Berisha e Malltezi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us