“Nuk e dija” – Evi Kokalari: Fola me asistent prokurorin e Përgjithshëm të SHBA dhe i shpjegova kush është Fatmir Mediu

Evi Kokalari ka reaguar pas “takimeve” të Fatmir Mediut në SHBA.

Postimi i Kokalari

Këtë të djelë që shkoi Fatmir Mediu, rastësisht po flisja pikërisht me asistent prokurorin e Përgjithshëm të SHBA z. Aaron Reitz, që është mik i mirë prej kohësh, dhe më përmëndi që ishte takuar me ty

I bëra një shpjegim të detajuar për procesin e hapur që ke me SPAK në Shqipëri dhe çështjen e 26 të vrarëve në Gërdec. Tashti do ti dërgoi postimin tënd që ta kuptojë se si i përdor ti këta sa herë duhet të jesh në gjykatë.

“Nuk e dija” – më tha.

Sigurisht që nuk e dinte, as Keith Self dhe të tjerët që ti takon këtu nuk e dinë dhe besojnë pallavrat që i shet ti.

Por tashti që Sali Berisha është i mbaruar, me ty do merrem. Një hap prapa do të më kesh, duke ju shpjeguar faktet atyre që ti i mashtron.

Lajme të tjera |  E premtja i gjen në shkollë! Nis Akademia Politike e PS: 5 lëndët që do mësojnë deputetët e rinj, presin leksione nga Rama, Braçe e Fuga

Ti duhet të rrish në Shqipëri dhe të investigohesh nga SPAK, sepse ky nuk është persekutim politik për ty. Je peshë e lehtë dhe nuk i intereson njeriut të merret me ty politikisht.

Dhe dy fjalë për komunitetin tonë në Texas  – e dini vetë kush jeni se më ndiqni në Facebook dhe ja u kam thënë më parë, boll mbështetet Mediun dhe Berishën, sepse po i bëni shumë dëm demokracisë në Shqipëri, që këta e kanë marrë peng. E kuptoj naivitetin tuaj ndaj Mediut, sepse dhe unë me naivitet i besova Berishës.

Fakti është që ne jemi mësuar ndryshe në Amerikë, politikanët këtu nëse janë në Kongres, kanë një farë kredibiliteti si njerëz të mirë.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj në burg që në 10 shkurt, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën për lirim në 8 korrik

E pra, ashtu e konsiderova unë të djathtën Shqiptare derisa kuptova që këta janë arsyeja kryesore pse Shqipëria nuk ecën përpara.

Të dashur bashkëatdhetarë të Texasit, po ja u them shumë hapur, nëse nuk hiqni dorë nga kjo përkrahje që i jepni Fatmir Mediut dhe nuk lini drejtësinë në Shqipëri të bëj punën e vet, target im kryesore do jeni pikërisht ju, sepse jeni ju që po bëheni pengesë për të djathtën në Shqipëri të marrë jetë.

Nëse keni nevojë për sqarime të më tejshme, telefonin tim e keni!!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us