– Rasti tragjik i ekzekutimit të një shqiptari në Veria, që tronditi gjithë Greqinë në verën e vitit 2014 , ka dalë sërish në dritën e publikut. Protothema shkruan se ngjarja është rikthyer sërish pasi një 48-vjeçar çeçen, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Selanikut për vrasjen e shqiptarit, ka apeluar vendimin dhe kërkon lirimin nga burgu.
Ngjarja daton në vitin 2014, kur një 43-vjeçar shqiptar në Greqi u ekzekutua në mënyrë mizore në një krim me porosi, për shkak se prindërit e vajzës nuk e donin për burrin e saj. Shqiptari, i cili ishte i divorcuar dhe me 2 fëmijë, kishte krijuar lidhje dashurie me një vajzë 30-vjeçare, 13 vjet më të vogël se ai. Të dy ata u martuan në Maj të vitit 2014.
Por prindërit e vajzës, megjithëse kishin një marrëdhënie miqësore më 43-vjeçarin shqiptar në të kaluarën, nuk e kanë miratuar këtë martesë dhe janë përpjekur që ta largojnë vajzën nga ai. Madje babai i 30-vjeçares kishte tentuar disa herë të ndante çiftin, duke shkuar në shtëpinë e tyre dhe debatonte me të bijën që të braktiste 43-vjeçarin, pasi sipas tij ai ishte i ‘varfër, më i madh, i divorcuar dhe më dy fëmijë të mitur.”
Dhëndri shqiptar, pas shqetësimeve të herë pas hershme nga vjehrri, kishte marrë urdhër mbrojtje në polici dhe babait të vajzës nuk i lejohej që t’ju afrohej.
Çfarë ndodhi me dhëndrin e familjes greke?
Në këto kushte, babai i vajzës pajtoi një shtetas çeçen që kishte dalë nga burgu dhe i kërkoi që të vriste shqiptarin. Për këtë i ofroi 2500 Euro, nga të cilat 1500 ia dha paradhënie dhe pjesën tjetër më pas. Shtetasi çeçen, së bashku me nipin e tij, hartuan planin për vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar.
Një ditë i bllokuan rrugën me makinë dhe e bindën të dilte nga automjeti me pretendimin se donin të bisedonin me të. Pasi doli nga mjeti, e morën me forcë dhe e futën në makinën e tyre duke e çuar në një zonë të pyllëzuar. Aty e dhunuan dhe e mbytën me litar, më pas trupin e groposën.
Autori çeçen është dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu të njëjtin dënim ka marrë edhe vjehrri i viktimës dhe nipi 37-vjeçar i autorit, ndërsa bashkëshortja e 54-vjeçarit është dënuar me 12 vite burg