“Nuk jam penduar!” Azgan Mërnica dëshmon për vrasjen e policit në Fier: Më shau, mund të qëllonte i pari

Azgan Mënrica ka pranuar vrasjen e policit të forcave “Shqiponja” tre ditë më parë në Fier. Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia. Sipas 23-vjeçarit në një moment ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe ka menduar që e ka sharë dhe ofenduar. Në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit dhe sipas tij e ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari.

“Po unë e vrava”,- raportohet të ketë dëshmuar Menrica pas arrestimit mbrëmjen e së mërkurës.

Lajme të tjera |  Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë!

Azgan Mërnica mbrëmjen e djeshme (15 maj) është vetëdorëzuar në policinë e Fierit. Për kapjen e tij kërkimet vijuan prej dy ditësh. 23-vjeçari është vetëdorëzuar në Polici pas negociatave nga babai dhe daja i tij. Policia e kishte lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej.

Në videon e publikuar ndërsa hipën në makinë për tu dorëzuar në polici, 23-vjeçari u shfaq i qeshur dhe i qetë. Ndërkohë Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Si ndodhi ngjarja

Efektivi Cenalia, i cili ishte prej 4 vitesh pjesë e komisariatit të policisë në Fier, vetëm disa javë më parë kishte kurorëzuar martesën e tij. Mesditën e të hënës ai kishte veshur uniformët e “Shqiponjave” dhe po i drejtohej komisariatit për të marrë shërbimin. Rrrugës, në fshatin Baltëz automjeti i tij ndalon dhe nga një makinë përballë hapet zjarr. Novruz Cenalia merr një plumb në kokë dhe për pasojë humb jetën në vendin e ngjarjes.  Efektivi do të prehet në varrezat e fshatit Baltëz. Në nder të tij, këtë të mërkurë u mbajtën homazhe në hollin e Teatrit Bylis në Fier. Me lot në sy, kolegët e repartit “Shqiponja” i dhanë atij lamtumirën e fundit. Në homazhe mori pjesë mes të tjerëve edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili u shpreh se “gjaku i policisë është gjaku i shtetit”

Lajme të tjera |  KUJDES/ Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta Shqiptare është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare!

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us