“O zogu na myte me atë fishkëllimë” – Rama flet për kandidimin në Tiranë: Ju mund të habiteni, por Astiri nuk ekzistonte…

Kryeministri Edi Rama foli sot gjatë një takimi me banorët e Kasharit në Tiranë, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Rama tha se kjo është hera e parë që ai është në listën e kandidatëve për deputetë të PS për Tiranën.

Kryeministri tha se kandidatura e tij për Tiranën e ka bërë që të vizitojë pjesë të kryeqytetit që nuk i kishte parë më parë.

Ai tha se nga daljet e tij në terren ai ka parë një Tiranë të transformuar.

“Duke qenë se rasti e solli që unë të jem pjesë e deputetëve të Tiranës, s’kam qenë asnjëherë deputet i Tiranës, jam këtë herë….

O zogu na myte me atë fishkëllimë, na myte mo burrë. Ç’paske qenë, do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë që fishkëllen e fishkëllen, po nuk dëgjon kanarina, po na myte mor, apo e ke nga BE dhe ti…

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 19 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Duke qenë se kjo e deputetit të Tiranës është mision i ri për mua, dhe për shkak të ndjekjes së fushatës me Ogertën kam shkuar në shumë pjesë të Tiranës, që nuk i kam parë, dhe kam parë ndryshime të jashtëzakonshme.

Tirana sot është diçka krejt tjetër, nga ajo që ka qenë kur ne dhe ju që fishkëlleni keni qenë të vegjël ose nuk ishit fare atëherë. Në e nxorëm Tiranën nga një kënetë e jashtëzakonshme, e paimagjinueshme dhe filloi qyteti të zhvillohej, perceptimi im ka mbetur mbrapa. Atëherë nuk ekzistonte Astiri, ju do habiteni”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us