Oferta e PSG për Salah trondit Liverpool

PSG ka një dëshirë në këtë merkato dimri! Klubi francez dëshiron që të sjellë në “Park dë Prins” Muhamed Salahun.

Egjiptianit i përfundon kontrata në verën e ardhshme dhe ai ka të drejtë që të negociojë me një tjetër klub përveç Liverpulit, nga 1 janari.

PSG kërkon që  të përfundojë nga situata dhe të mos ta lërë që t’i ikë nga duart sulmuesi 32-vjeçar.

Dhe oferta që drejtuesit e klubit francez i kanë bërë, ka tronditur edhe Liverpuilin, që nga ana e tij po punon që të vazhdojë bashkëpunimin me një nga lojtarët që në klub ka bërë historinë.

PSG i ka ofruar Salahut një kontratë trevjeçare me një pagë prej 500,000 eurosh.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shumë “luftë”, por vetëm 1 gol! Maran e nis me humbje te Shqipëria! Izraeli fiton në Tiranë

Ndërsa oferta e të kuqve ishte 400 mijë euro në javë dhe rinovim për dy sezone. Dhe paga më e lartë, e po ashtu edhe kontrata me kohë më të gjatë kanë bërë që egjiptiani të lëkundet.

Përveç francezëve, shërbimet e tij i kërkojnë edhe në Arabinë Saudite. Për Salahun, nëse zgjedh që të trannsfrohet në Ligën Profesionsite Saudite, përfitimi financiar do të jetë i madh.

Por sulmuesin, oferta nga Parisi e josh më shumë, pasi ai do të ketë mundësinë që të luftojë në Ligën e Kampioneve, të provojë një eksperiencë të re në Lig 1, e të vazhdojë të luftojë për tituj, me një klub të suksesshëm.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us