Nga Ardi Stefa
Që të mos them që opozita nuk ka figura potenciale për kandidatë për kryebashkiakë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit;
Që të mos them që drejtuesit e opozitës e dinë se si e me çfarë fytyrash fitohet dhe jo me tufën e servilëve, arrogantëve e histerike që mbushin parlamentin dhe studiot televizive, por nuk duan;
Që të mos them se drejtuesit e opozitës pengojnë qëllimisht reformimin e saj;
Që të mos them se opozita më “e madhe” nuk e ka dashur, nuk e do e as nuk do ta dojë kurrë bashkimin dhe fitoren;
Që të mos them se lideri i opozitës i quan aleatë ata, të cilët pak muaj më parë i akuzonte si shërbëtorë të Ramës dhe që ua futi pas krahëve me një kod elektoral kundër tyre, të miratuar në bashkëpunim me Ramën, të cilit i dhuroi në tavolinë rreth 10 mandate.
Që të mos them uzurpimi i opozitës praktikisht e ka lënë vendin pa opozitë;
Që të mos them se përjashtimi i figurave dinjitoze, (politike ose jo), të cilat shfaqën ambicien dhe zëvendësimi i tyre me figura groteske;
Që të mos them se opozita i ka shitur këto zgjedhje, si edhe të mëparshmet me mungesën e figurave politike, të cilat duhet të ishin në ballë…
MË MIRË PO THEM QË KËTO KËTO ZGJEDHJE, PARTIA MË E MADHE E OPOZITËS DHE OPOZITÇKAT E TJERA I KANË KTHYER NË ESTRADË!





