Pamje apokaliptike nga Vlora, kryebashkiaku kërkon ndihmën e ushtrisë: Eshtë çarë kanali i ujrave të larta të qytetit (VIDEO)

Kjo e premte e ka gjetur vendin tonën në pushtetin e ujit. Por në qytetin bregdetar, Vlorë situata paraqitet e rënduar ku reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët, banesat dhe bizneset.

Pamjet nga Vlora janë apokaliptike dhe tregojnë sesi uji ka arritur deri në gjysmën e lartësisë së makinave, ndërsa katet e para të bizneseve janë përmbytur plotësisht

Gjendja është rënduar edhe më shumë pasi është çarë kanali i ujrave të larta të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se është kërkuar ndihma e ushtrisë, ndërsa janë evakuar 22 familje si dhe janë shpëtuar 3 persona të cilët kanë qenë të bllokuar.

Lajme të tjera |  Edhe Këlliçi si Bardhi: Humbëm në 11 Maj se nuk na u përgjigj policia dhe Dumani në telefon

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us