PAMJE TË RËNDA në Tiranë/ 53 vjeçari hidhet nga kati i 6-të i pallatit dhe ndërron jetë!

Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të marte në Tiranë, pasi është hedhur nga kati i 6-të në zonën e “Ali Demit”.

Newsbomb ka publikuar foto nga ngjarja e rëndë, ku ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale I.T.
Më datë 26.03.2024, në rrugën “Sali Nivica”, është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati shtetasi I. T., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Pak para se të ndërmerrte aktin e rëndë, Policia ka thirrur familjarët e këtij shtetasi por ai nuk ka pranuar të flasë me askënd, duke refuzuar të zbresë nga pallati dhe për rrjedhojë është vetëflijuar.

Lajme të tjera |  Flamur Noka sulmon protestuesit: Kanë inat Donald Trump, se nuk iu plas për zogjtë. Pas protestës qëndron Sorosi

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us