Pamjet e fundit të Papa Françeskut, me tub oksigjeni, pantallona dhe pa kapele, ngjallin konfuzion te besimtarët

Këto janë pamjet më të fundit të Papa Françeskut, të filmuara këtë mëngjes nga disa turistë, ndërsa ndodhej në bazilikë për vizitën e dytë brenda pak ditësh, dhe që po krijojnë konfuzion midis besimtarëve.

Në karrocën me rrota të shtyrë nga infermieri Massimiliano Strappetti dhe i vëzhguar nga afër nga xhandarët, papa tetëdhjetë e tetë vjeçar mund të shihet me tub oksigjeni në hundë, pa kapelen në kokë dhe me një lloj ponçoje të rëndë me vija bezhë dhe kafe.

Për më tepër, Ati i Shenjtë nuk mbante veshur rrobën e bardhë, por pantallona të zeza normale, me sa duket në një përpjekje për të kaluar sa më pa u vënë re midis turistëve që ndodheshin në Shën Pjetër në atë moment. Megjithatë ai është shfaqur i qetë dhe i buzëqeshur.

Papa u takua me mbretin Charles dhe mbretëreshën Camilla të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë një vizite surprizë dhe private, ditën e djeshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us