Pas daljes së “exit poll”-eve, reagojnë Vetëvendosje dhe PDK

Kanë ardhur reagimet e para të partive të Kosovës pas mbylljes së kutove të votimit dhe daljes së “exit poll”-eve të para.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një komnet në rrjetet sociale duke u kërkuar komisionerëve të mos shpërqendrohen dhe të jenë vigjilentë në numërimin e votave. “Të dashur vëzhgues dhe komisionerëve, ju jeni mbrojtësit e vullnetit popullor andaj vigjilencë dhe përkushtim për mbrojtjen e votës. Punë të mbarë!” – thuhet në reagim duke shmangur komentet për exit poll.

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Në një postim, ajo ka falënderuar qytetarët e Kosovës për një tjetër proces zgjedhor të shkëlqyeshëm, duke u shprehur krenare për fushatën dhe ditën e zgjedhjeve.

Lajme të tjera |  “Arta Dade u ngrys, Gramozi tha…” - Rama tregon si hyri në PS dhe i sfidoi të gjithë për kryetar: Më thoshin tradhtar, mosmirënjohës, haram...

“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë. Tash i kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë!”, ka shkruar Çitaku.

Rezultatet e zgjedhjeve priten me interes, ndërsa partitë politike tashmë po analizojnë votat e fituara dhe ndikimin e tyre në skenën politike të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us