Nuk kanë të ndalur problematiket në lidhje me sigurinë ushqimore.
Gjatë muajit shkurt, mars 2025 qytetarët shqiptarë kanë konsumuar qumësht me aflatoksinë.
Piranjat shkruanë se, lidhur me praninë e aflatoksinës në qumështin e konsumuar nga qytetarët shqiptarë, Piranjat iu drejtuan me nje kërkesë zyrtare më datë 29 Mars, AKU-së e cila ka pranuar se aflatoksina ka qenë e pranishme në plot 8 mostra të marra në periudhën Janar-Prill 2025.
Çfarë është aflatoksina:
Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri.
Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë.
Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut.
Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.