Pasi protestuan dhe derdhën qumështin në rrugë, Bujqësia njofton se po bashkëpunon me fermerët

Një ditë pasi fermerët protestuan, duke derdhur qumështin në rrugë, ministria e bujqësisë njoftoi se pas një takimi të zhvilluar sot në ministri me pjesemarrje të gjere nga të dyja palët përpunues dhe blegetorë dhë në prezencen e Ministres Znj.Anila Denaj është arritur ne një dakortësi me përpunuesit për çmimin e qumështit dhe për një komunikim ndryshe midis dy paleve!

Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se përveç problematikes mbi çmimin e qumështit u diskutua edhe për SUBVENCIONET E DUHURA për blegetorët, dhe u vendos një strategji mbi të cilën do të punohet në vijim që çdo blegtor të marrë atë që i takon, sigurisht kundrejt formalitetit të sektorit!

Lajme të tjera |  Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shqyrton nesër kërkesën për masën e sigurisë

Blegetorët anëtarë të shoqatës do të zhvillojnë një mbledhje ditët në vijim për një analizë të detajuar mbi protestën dhe situatën se si do të funksionojë ky dakortësim!

Një ditë më parë, protestuan duke bllokuar rrugën në Lushnjë dhe duke derdhur qumështin në rrugë për çmimet e ulëta të qumështit dhe për mungesën e subvencioneve. Vitin e kaluar, një litër qumësht në fermë kushtoi rreth 140 lekë, ndërsa tani, më pak se 70 lekë, teksa importet e këtij produkti janë rritur ndjeshëm në tre muajt e parë të vitit.

Blegtorët pohuan se, shteti përveçse nuk jep subvencione për bujqit shqiptarë, nuk mbron prodhimin vendas nga çmimet e importit. Blegtorët pohojnë se asnjë nga institucionet e shtetit, përkatësisht, Autoriteti i Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural nuk po bëjnë detyrën për të nxitur dhe për të mbrojtur prodhimin vendas.

Lajme të tjera |  Kush është në stadium/ Nga kreu i SPAK, Altin Dumanit, tek Andi Bushati, Baton Haxhiu dhe motrat Vjollca!

Prodhuesit dhe blegtorët pohojnë se kostot në zinxhirin e blegtorisë janë të larta pasi shteti nuk subvencionon sektorin. Me heqjen e përjashtimit të TVSH, duke kthyer edhe një herë nivelin 20%, situata e përkeqësua më tej. Çmimi i qumështit në fermë aktualisht është 40% deri në 80% më i lartë se në BE dhe Rajon.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us