Pensionet me Italinë, Rama vlerëson ndihmën e Melonit: U dakordësova me motrën time në Romë. Është firmosur edhe dokumenti i fundit

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për sigurimet shoqërore, e cila është miratuar nga të dyja vendet dhe do t’i hapë rrugë përfitimeve për 4 mijë shtetas italianë dhe rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj, ishte një nga pikat në të cilat u ndal kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano.

Duke iu referuar kryeministres italiane Giorgia Meloni si “motra” e tij, Rama tha se të dy u dakordësuan për arritjen e marrëveshjes së pensioneve.

“Ju pritët dhe mbasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritet se duhej bërë ligji, do firmoset këtu e atje, histori italiane dhe vetëm përpara tre ditësh është firmosur edhe dokumenti i fundit”, tha Rama.

Për t’u kthyer të slogani i fushatës së tij, që lidhet me anëtarësimin e Shqipërisë në BE më 2030, shefi i qeverisë tha se me një pasaportë europiane në xhep shqiptarët nuk do të kalonin peripeci të tilla për të përfituar pensionin në asnjë prej vendeve anëtare të unionit.

“Nëse do të kishim pasaportën e BE, shqiptarët, s’do të kishit nevojë për asnjë lloj njohjeje nga qeveria italiane dhe me pasaportën e BE vëllezërit tanë dhe motrat në Greqi do të bëhen automatikisht qytetarë të barabartë në BE. Ajo pasaportë është njohje automatike e pensioneve, e çdo të drejte që kanë italianët dhe qytetarët e tjerë të BE. Ju edhe sot, pavarësisht se mund të keni vite të tëra në Itali, se nuk keni pasaportën italiane, duhet të hyni nga ajo radha tjetër atje, jo ke lejen jo s’ke lejen, ndërkohë që me atë pasaportë do të hyni kudo njësoj si italianët”, deklaroi kryeministri.

Lajme të tjera |  Aksident me vdekje në Shkodër

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us