Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një video-mesazh në mbështetje të kandidatit për deputet në Qarkun e Korçës, Dr. Gentian Çala.
Meta e cilëson atë si një profesionist të shkëlqyer, human dhe të përkushtuar ndaj problemeve të komunitetit.
Sipas Metës, cilësitë intelektuale dhe angazhimi i Dr. Çalës e bëjnë atë një përfaqësues të denjë për qytetarët korçarë në Kuvendin e Shqipërisë.
“Është kënaqësi e madhe të mbështes Dr.Gentian Çalën, kandidatin për deputet të Partisë së Lirisë në Qarkun e Korçës. Profesionistin e shkëlqyer dhe shumë human, që u qëndron kaq pranë problemeve të komunitetit. Me seriozitetin, përgjegjshmërinë dhe cilësitë intelektuale do të jetë pa asnjë dyshim një përfaqësues i denjë i qytetarëve korçarë në Kuvendin e Ri të Shqipërise. Vota për Dr.Gentian Çalën, është vota për qytetarin e mirë, punëtor, të palodhur dhe intelektualin ekselent. Suksese të merituara Gentian Çala!”, shkruan Meta