“Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë”- Kryeministri Rama jep lajmin: Firmoset sot dokumenti i marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se ditën e sotme do të firmoset në Romë dokumenti përfundimtar i marrëveshjes për njohjen reciproke të pensioneve.

Kreu i qeverisë shprehet se nga marrëveshja përfitojnë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë që ndodhen në vendin tonë.

“Sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Lajme të tjera |  Incidenti në Zvërnec, eurodeputetja greke kërkon largimin e ambasadores shqiptare në Athinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us