Përgjigjja zyrtare e AZHT: ‘Kontakt’ e Bektashit nuk ka leje për pallatet në Drilon!

Firma “Kontakt” e Fatmir Bektashit duket se nuk ka marrë asnjë leje për të ndërtuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit për projektin “Pyjet e Drilonit”. Në një përgjigje për “Report Tv”, Agjencia e Zhvillimit të Territorit konfirmon se Fatmir Bektashi nuk e ka një leje ndërtimi dhe as zhvillimi në Pogradec. Po sipas AZHT, aplikimi mund të refuzohet nëse kompania nuk plotëson kushtet e përcaktuara nga neni 15 i VKM-së për “dhënien e lejes së ndërtimit”.

“Në sistemin elektronik e-leje është depozituar aplikimi për Leje Ndërtimi me Nr. 1282 Protokolli, datë 08.02.2025 për objektin: “Pyjet e Drilonit, kompleks me godina banimi 1-9 dhe 12 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë, me zhvillues shoqërinë “KONTAKT” SHPK, me vendndodhje në Bashkinë Pogradec”. Aktualisht, nuk ka ende një vendimmarrje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) për këtë aplikim. Theksojmë se në rast se zhvilluesi nuk plotëson kriteret ligjore të parashikuara në VKM-në e sipërcituar si dhe aktet e tjera ligjore në fuqi, aplikimi refuzohet,”- thotë AZHT për Report Tv.

Lajme të tjera |  Krishti u Ngjall! Besimtarët ortodoksë dhe katolikë kremtojnë Pashkët në mbarë vendin!

Biznesmeni Fatmir Bektashi, edhe pse është në akuzë për dy vepra penale “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash” në dosjen “Partizani” dhe në dosjen e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, vijon aktivitetin e tij si ndërtues. Këtë herë Bektashi është larguar nga Tirana, aty ku ka ndërtuar komplekse të shumta pallatesh si në zonën e “21-Dhjetorit” ashtu edhe në “Ali Dem”.

Këtë herë, firma “Kontakt” e zotëruar nga Bektashi synon të ndërtojë shumë pranë zonës së mbrojtur të Drilonit në Pogradec.

Dhe mesa duket, lejen e ndërtimit e ka siguruar pasi në rrjetet sociale, kompania “Kontakt” ka nisur të reklamojë projektin që do të ngrihet në Tushemisht.Sipas projektit, në këtë zonë do të ndërtohet një kompleks i madh me tre kulla të larta dhe disa të tjera më të ulëta që do të kenë njësi banimi dhe shërbimi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us